
Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi, propozimin e qeverisë për diferencimin e fashës së energjisë elektrike, ku kush konsumon mbi 700 kilovat në orë do të paguajë më shumë, e cilësoi si një praktikë që ekziston dhe në vende të tjera.
Duke folur për MCN Ekonomi , ai tha se ndodhemi në një situatë "koktjeli krizash", krizë energjetike, përballë një situate globale ku çmimet e energjisë vazhdojnë të jenë të larta.
Duhet të ndajmë faktin sa ka qenë përgjegjësi menaxheriale për të pasur këtë import që kemi. A do ketë diferencim për shtresat në nevojë, vulnerabël, ato shtresa që tani e vuajnë çmimin e energjisë. Luhet me çështjen i pasur i varfër, kush konsumon mbi 700 kilovat nuk është i varfër, por as i pasur. Në maj një pjesë e mirë e bizneseve kalon në çmim të liberalizuar të tregut, qeveria ka vështirësi financiare, kompanitë kanë vështirësi financiare dhe qeveria po këron ta shpërndajë te konsumatori.
Lazimi foli për tre komponentë, konjuktural, tregjet ndërkombëtare, ku çmimet janë të larta, elementi strukturor për Shqipërinë ku 97% e energjisë varet nga burimet hidrike dhe sistemi menaxherial.
Po ta shikojmë kostoja e prodhimit nga KESH shkon 2 lekë për kilovat në kushte normale nga HEC 8.5 lekë. Shtesa vjen nga importi i energjisë dhe më tej nga humbjet teknike. Çfarë është e rëndësishme, është sa do amortizojë impakti inflacionist në rritjen e çmimeve. Tendenca do jetë që njerëzit ta mbajnë konsumin nën 700 kilovat për orë. Por kjo gjë mund të stimulojë abuzititetin. Unë do stimuloja çmimin e diferencuar me orare të ndryshme, blihet ndryshe në orare të ndryshme. Nëse më kushton më lirë ta bëj dushin në mëngjes se në darkë, do e bëj në mëngjes. Sa i takon subvencionimit, ka pasur reduktim të taksës së TVSH. A do kemi instrumente amortizuese? Nuk shikoj as elementë subvencionues mbështetës. Do të duhet të kishim fashat e dikurshme që deri diku bën një llok kursimi. Efekti i fashës synon rritjen e të ardhurave buxhetore dhe të dekurajojë kërkesën.
Sipas tij, energjetika është pjesë e ekonomisë në tërësi ka problematikat e veta, çështja thelbësore kemi kapacitete prodhuese të dedikuara plotësisht burimeve hidrike dhe se Shqipëria nuk ka kapacitete shtesë.
Ai kujtoi se në shtimin e kapaciteteve prodhuese, duke u ndalur tek parqet diellore që mund të instalohen brenda një viti.
Nuk mund të ketë zgjidhje thjesht bazuar në rimodelimin financiar. Qytetarët janë të lodhur nga rritja e çmimeve. Qoftë dhe konsumatori i mesëm. Një familje që shpenzon 68 mijë lekë të vjetra në muaj, nuk do e quaja shtresë e mesme. Kostoja e energjisë elektrike, është bërë e papërballueshme. Energjia përbën fuqinë mbrapa rritjes së inflacionit. Do rriten çmimet në tërësi dhe do ketë më pak fuqi blerëse.
Lazimi shtoi se duke qenë se një pjesë të mirë të importit të energjisë e kemi marrë me çmim ndërkombëtar, ky çmim nuk është reflektuar në çmimin fundor.
Ai tha se 2021 ka qenë viti më i mirë hidrik dhe në këtë pikë, ngriti si problem keqmenaxhimin, ndërsa nënvizoi se nuk mund të lutemi nga Zoti që "ishalla të bjerë shi".



