
Deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se Edi Rama dhe Kuvendin ku merr pjesë dhe opozita po përpuqet ta kthejë në sistem monist.
Duke folur nga studio e MCN Live, për skandalin “McGonigal”, Spaho e cilësoi si një nga skandalet më të mëdha në arenën ndërkombëtare ku është u përzier kokë e këmbë Kryeministri.
Ai tha se Edi Rama ka blerë dhe vënë në përdorim për interesat e tij politike për të zhdukur opozitën në Shqipëri, një nga drejtuesit më të lartë të FBI, drejtorin e kundërzbulimit.
Spaho shtoi se McGonigal nga ana praktike mund të jetë më i rëndësishëm se vetë drejtori i FBI, por se Edi Rama prej dy javësh nuk pranon të japë shpjegime, se është i përzier kokë e këmbë.
Sipas tij, drejtësia është në shërbim të Edi Ramës dhe kjo gjë po shihet çdo ditë për raste të ndryshme.
Qëllimi është të sfumohet si ngjarje dhe të vazhdohet siç është vazhduar me çdo skandal tjetër.
Vendi po drejtohet nga një bandë mafioze e cila është në gjendje të zhdukë çdo institucion demokratik në vend, por të blejë një zyrtar kaq të rëndësishëm dhe ta përdorë për qëllime të mbrapshta.
Nuk janë vetëm 4 vizita, por shumë e shumë të tjera këtu, e ka paguar për të pasur pushtet.
E keni parë që në Shqipëri kanë hyrë investime ruse, Deripaska ka investuar në sera, në energjetikë, ka marrë licenca për hidrocentrale.
Ndërkohë që ky birbo-Kryeministër akuzonte opozitën për fonde ruse, ndërkohë që ky ia ka hapur të katra portat Deripaskës.
Kjo është pjesë e luftës që duhet të bëjë opozita, për ta detyruar me aq peshë sa kemi në Kuvend që Kryeministri të vijë të japë llogari.
Kemi shpallur fillimin e një stine protestash. Po i thërrasim për çështjet ekonomike, varfërinë e tejskajshme, korrupsionin e jashtëzakonshëm.
Mendoni se do të kishte ndonjë vend që të duronte që pastruesja kishte 500 mijë euro të fshehura. Pa folur për abuzimet skandaloze të inceneratorëve e sa e sa afera të tjera, për këtë i thërrasim qytetarët të protestojnë. Kjo tregon se Shqipëria po rrëshqet në diktaturën e Edi Ramën.
McGonigal është paguar për të zhdukur opozitën nga faqja e dheut. Një vend pa opozitë është diktaturë.
Këtu nuk po diskutojmë kush ka dalë në foto me drejtorin e FBI, po kush e ka paguar për të zhdukur opozitën.
Edi Ramën nuk po e kërkojmë të japë llogari pse ka dalë në foto me drejtuesin e FBI, por pse është takuar në mungesë të autoriteteve amerikane si Kryeministri i vendit.
Pse e ka përdorur këtë njeri, për të shkatërruar opozitën. Për të hapur një proces hetimor kundër opozitës këtu dhe një në Amerikë.
Për të shpallur non grata kreun e PD non grata, pa prova pa fakte. Kryeministri të vijë në Parlament dhe të japë llogari.
Ne nuk po shpifim, i referohemi një dokumenti zyrtar të SHBA, madje janë disa dokumente, ku e zënë me emër dhe mbiemër Kryeministri e Shqipërisë 14 herë.
Një shkresë tjetër e FBI i drejtohet një opozitari dhe i kërkohet që të dorëzojë çdo formë komunikimi që ka me Kryeministrin Rama.
Nuk po shpifim ne, komunikimet e Ramës po hetohen në Amerikë. Nga dolën këto 225 mijë dollarët, patjetër duhet të hetohet nga SPAK. Se një pjesë thuhen se vijnë nga Shqipëria.
Nga vijnë këto para? Para shtetërore apo para krimi? Ku i lejohet Kryeministrit të përdorë këto forma për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë.
Si i lejohet Kryeministrit të fusë korrente të Rusisë, në investime strategjike si energjia. Me ç’fytyrë do shkojë ky në samitin e NATO-s.
Me çfarë syri do e shikojnë. Përpiqen edhe Rusia dhe Kina të kapin agjentë jo në nivele të tilla, por janë shtete të mëdha, në një vend si Shqipëria, Kryeministri i një vendi blen agjent të tillë të FBI.
Kjo i çon raportet të pikën më të ulët me SHBA, se ka vënë në dyshim sigurinë strategjike të SHBA.



