Nga data 6 deri në 9 dhjetor në Tiranë po mbahet panairi ndërkombëtar i biznesit “Klik Expo Group”, ku të pranishëm në këtë aktivitet janë rreth 200 biznese nga disa vende të rajonit dhe të Shqipërisë, mes tyre edhe televizioni MCN.
Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi në fjalën e tij gjatë çeljes së panairit, e vlerësoi si një ndër panairet më të rëndësishëm që bëhet në Shqipëri.
Ai tha se është një aktivitet që bashkon në një hapësirë, biznese nga disa vende duke mbuluar fusha shumë të rëndësishme për biznesin vendas.
Ky është një ndër të paktat panaire që bën bashkë biznese dhe institucione.
Madje dhe persona që ushtrojnë aktivitetet e tyre që nga artizanati, deri te bizneset inovative që lidhen me biznese bashkëkohore, prodhimi siç është energjia solare, apo monitorimi siç është rasti i vetë MCN në sistemin e monitorimit të autostradave.
Ky panair është hapi i 29-të në rrugëtimin e tij ndërkombëtar që bashkon në një hapësirë përfaqësuese të bizneseve nga shumë vendeve të rajonit, duke iu dedikuar, bujqësisë, turizmit, ndërtimit, energjisë dhe praktikave më të mira të qëndrueshmërisë ekologjike.
Ky edicion mbulon fusha tepër të rëndësishme për kontributin që japin për zhvillimin e vendit dhe mbart potenciale për zhvillimin edhe më tutje të Shqipërisë dhe të tregut ballkanas.
MCN TV është një biznes relativisht i ri në tregun e mediave shqiptare.
Ata që më njohin e dinë shumë mirë se si ka lindur si projekt MCN TV, kryesisht ka të bëjë me dashamirësinë time për lirinë e fjalës, dhe si e tillë ndërmora këtë hap si sfidë në themelimin e një televizioni tashmë jo më një risi, dhe me marrjen e të drejtave të futbollit vendas.
Liria e mediave është një togfjalësh që e dëgjojmë shpesh e debatojmë jo pak dhe është shumë element i rëndësishëm që monitorohet dhe nga Komisioni Europian në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Media siç dihet është pushteti i katërt dhe si i tillë do të japë dhe kontributin e saj me integritet në shoqëri.
Nëpërmjet krijimit të MCN TV erdhëm në këtë treg për të bërë më shumë për të përcjellë fjalën e lirë të qytetarëve, opinionin e lirë të komuniteteve dhe grupeve shoqërore të cilat ndikojnë kryesisht në zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë.
Me përpjekjen maksimale për të qenë të pandikuar nga grupime të ndryshme apo lobingje të interesave të ngushta.
Kjo ka bërë që shumë shpejt ne të fitonim dhe simpatinë e shikuesve, rritjen e numrit të ndjekësve dhe së fundmi dhe bekimin e futbolldashësve.



