ISIS bën propagandë me dron të shpërthimeve kamikaze (FOTO)

ISIS bën propagandë me dron të shpërthimeve kamikaze (FOTO)

ISIS ka hedhur foto të reja propagandistike që tregon sulmet kamikaze të filmuara me dron. Nëpërmjet këtyre fotove, mediat e ISIS kërkojnë të tregojnë se ata nuk po e humbasin pushtetin në Irak.
Shpërthimet u filmuan në pjesën e shkretëtirës, por nuk dihet ende se kur ndodhën. 

Një raport i Monitorit të Konflikteve IHS në tetor 2016 tha se xhihadistët kishin humbur rreth 16% të territorit. Megjithatë ekspertët paralajmëruan se edhe pse grupi i ISIS është vendosur tashmë në mbrojtje në Siri e Irak, ata kanë mijëra luftëtarë të jashtëm vullnetarë, që sapo të kthehen do të përbëjnë një kërcënim serioz.

Autoritetet perëndimore vlerësojnë se rreth 25-30 mijë luftëtarë i janë bashkuar të vetëshpallurit “Kalifat” në vitet e fundit. Shumë kanë vdekur ndërsa të tjerët vazhdojnë luftën të vendosur për të shkaktuar plagë në Perëndim.

Observatori i të Drejtave të Njeriut tha se grupi i Shtetit Islamik po sulmon civilët e thjeshtë në mënyrë të pamëshirshme pas refuzimi për t’u tërhequr në Mosul.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy