Nano: Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze (VIDEO)

Nano: Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze (VIDEO)

Analisti Mustafa Nano e cilëson të gabuar nismën e qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal.

Në një intervistë në TvT, Nano tha se pavarësisht kësaj mase ekstreme, ajo mbetet brenda kufijve të krizës së koronavirusit.

Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze. Është e gabuar. Megjithatë Rama i shkoi deri në fund. Mesa duket, ai ka vënë një bast me veten. Unë nuk i trembem, që këtu mund të kemi një zhvillim embrional të diktaturës së nesërme. Kjo është një rrethanë që verifikohet në krizën e koronavirusit”, tha ai.  

Nano e kritikoi dhe opozitën e re për qëndrimet e mbajtura në Parlament.

Nuk kam ndonjë respekt për opozitën që është sot në Parlament. Sot isha dakord me ata që e ngritën zërin kundër dënimit me burg. Në këtë kuptim ata kanë të drejtë dhe në këtë protestë kanë përfaqësuar një pjesë të madhe të shqiptarëve. Pastaj për pjesën tjetër e shoh si opozitë shtinjake, një fake oposition. Popullin opozitar e përfaqëson PD dhe ata të tjerët nuk janë brenda”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy