Kandidat për SPAK/ Prokurori i Tiranës Ndini Tavani përballet me Vetingun

Kandidat për SPAK/ Prokurori i Tiranës Ndini Tavani përballet me Vetingun

Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe njëherësh kandidat për SPAK ka dalë sot para KPK, për t’iu nënshtruar Vettingut.

Trupa gjykuese po zhvillon hetim për kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILDKP-së, prokurori Ndini Tavani ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, nuk ka kryer deklarim të rremë e fshehje pasurie. Por, megjithatë janë konstatuar disa parregullsi në lidhje me disa blerje.

Prokurori Tavani ka në pronësinë e tij një apartament ne Tiranë, në vlerën e 4 milion e 500 mije lekë, nga tw cilat sipas kontratws, ka paguar vetëm 3 mln lekë. Ndërsa,në vitin 2016 ky i fundit ka blerë një automjet më vlerë 900 mijë lekë, por komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen. Gjithashtu, Komisioni ka vërejtur se subjekti ka blerë dhe një automjet tjetër në vlerën 7 mijë euro, ku më pas e ka shitur në 2016, në vlerën 100 mijë lekë.

Ndërkohë, të ardhurat e deklaruara nga avokati, Komisionit i kanë rezultuar më pak seç ka deklaruar subjekti. Komisioni është duke shqyrtuar dokumentet dhe pretendimet e subjektit për këtë pasuri për të dhënë vendimin përfundimtar në datën 11 tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy