Problemet e fiskalizimit, Dhamo: Tatimet dhe AKSHI duhet të  mbajnë përgjegjësi

Problemet e fiskalizimit, Dhamo: Tatimet dhe AKSHI duhet të  mbajnë përgjegjësi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese. Në një intervistë me MCN, Sotiraq Dhamo, president i Institutit të Kontabilistëve, tha se është detyra e Drejtorisë së Tatimeve dhe AKSHI-t të njoftojnë bizneset për problemet e sistemit. Ai theksoi se mosfunksionimi do të sjellë penalitete, të cilat nuk duhet të aplikohen.   

 

Profesionistët e lirë, ata që nuk kanë blerë një program fiskalizimi, janë të bllokuar. Nuk lëshojnë dot fatura. Por edhe ata që duan të fiskalizojnë fletët e importit nuk e bëjnë dot këtë. 

 

Ata që duan të shfrytëzojnë mungesën e sistemit mund të justifikohen se “nuk e dinim”. Sepse nuk po deklarohet zyrtarisht nga Tatimet dhe AKSHI që të thonë ky është problemi. Nuk e kanë për detyrë shoqëritë. E ka për detyrë Drejtoria e Tatimeve dhe AKSHI. Për mua përgjegjësi duhet të mbajnë ata që garantojnë funksionimin e sistemit. Tatimpaguesit nuk duhet të penalizohen si pasojë e këtij problemi. Vonesat kanë penalitete, të cilat nuk duhet të aplikohen për këtë periudhë. Subjektet janë në konfuzion. Nuk duhet të penalizohen, duhet transparencë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy