Joni Keta zgjidhet sot kreu i BKH? Rusta: KLP ka përplasje të fortë mes vetes në lidhje me procedurën (VIDEO)

Joni Keta zgjidhet sot kreu i BKH? Rusta: KLP ka përplasje të fortë mes vetes në lidhje me procedurën (VIDEO)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së, ku emri i propozuar nga SPAK është Joni Keta. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se KLP ka një përplasje të fortë mes vetes, ku një pjesë është për të rikontrolluar procedurën e bërë nga komisioni posaçëm i SPAK dhe pjesa tjetër pro emërimit pa kontestime të Ketës. 

 

“Emri i ri i BKH do duhet të emërohet sot nga 11 anëtarët e KLP. Këta anëtarë sot do të votojnë për emrin e Joni Ketës. Kanë qenë 4 muaj verifikime, procedura, faza, testime. Mcn Live mëson përmes burimeve se edhe vet KLP ka një përplasje të fortë mes vetes për të rikontrolluar nga e para procedurën e bërë nga komisioni i posaçëm i SPAK, apo për të emëruar pa kontestime emrin e tyre. Do të jetë mbledhja e hapur që do të vendosë nëse Joni Keta do të marrë shumicën e votave. Për të bërë kuorumin do të mjaftonin edhe 7 anëtarë. Në rast të një barazimi, vota e kryetares Mirela Bogdani ka vlerën e një vote e gjysmë. Praktika e ndjekur i ka ndarë në dy kampe anëtarët e KLP-së, ata pro Joni Ketës dhe ata kundër. Ka midis anëtarëve që thonë ne s’jemi noterë që të certifikojmë një procedurë që është ndjekur nga një institucion tjetër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy