I ftuar në ‘MCN Live’ Pano Soko ka komentuar rastin e ‘mandarinave të cilat u kthyer nga BE pasi dolën me pesticide.
Ai tha se bujqësia e ka humbur rolin e saj si lokomotovë në ekonomi pasi fermerët janë lënë në harresë nga qeveria.
Sipas tij fermerët janë të detyruar të përdorin këto pesticide për aq kohë sa nuk mbështeten nga qeveria dhe kanë gjetur një mënyrë për të mbijetuar.

Ka një pikënisje e gjitha. Çfarë e detyron fermerin të përdorë substanca të ndaluara në përmasa të ndaluara, në këtë rast tregtari ka qenë ose i mashtruar dhe mendoj se aty luhet një mashtrim i vogël, problemi është pse dhe të gjithën e çoj te modeli që kemi çuar për të mbështetur bujqësinë.
Bujqësia ka qenë lokomotiva e ekonomisë sonë, por sot nuk është më prej vitesh, e ka humbur këtë funksion dhe e humbëm për shkak të faktit që qeveria shqiptare e ka lënë fermerin shqiptar përballë dallgës së madhe përballë një megatregut si BE, dhe jo vetëm kjo por dhe përballë dallgëve të tjera që na vijnë nga vendet e rajonit, ndërsa fermeri shqiptar është vetëm.
Nëse rajoni i ndihmon fermerët nga këto dallgë të mëdha ndërsa ne e kemi lënë zbuluar. Një fermer e detyron të ndërmarrë një akt të tillë fakti që askush nuk i del në krah, atij do i duhet të ulë kostot të mbijetojë dhe kur askush nuk e mbështete atë dhe produktin e tij ai përdor metoda të tilla për të ulur dhe koston.
Nëse do ta lëmë fermerin të përballet vetëm ose do vdesë ai ose do bëjë të tilla veprime për të mbijetuar. Subvencionet janë një dorë që mund ti jepet fermerëve.



