Maqedoni/Gruevski dorëhiqet si kryetar i VMRO-DPMNE?

Maqedoni/Gruevski dorëhiqet si kryetar i VMRO-DPMNE?

Nikolla Gruevski, paralajmëron dorëheqjen si kryetar i VMRO-DPMNE.  Deklarata vjen përmes një intervistë në Kurir News, ku ai u pyet rreth rezultatit në zgjedhjet lokale, gjatë të cilave Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë fitoi bindshëm duke u konfirmuar si forcë e parë. “Pavarësisht nga rezultati i analizave të zgjedhjeve, madje edhe nëse gjetjet kanë treguar se objektivisht përgjegjësia ime për disfatë ishte e vogël apo joekzistuese, unë do ta paraqes dorëheqjen time”, tha Gruevski gjatë intervistës. Por në fakt, duket se deklarata më së shumti ka lidhje edhe me zhvillimet e tjera në vend, në një kohë kur vetë Gruevski është nën hetim për nxitje të trazirave dhe dhunës në parlament më 27 prill të këtij viti. Për të njëjtën arsye atij i është bllokuar pasaporta dhe dalja jashtë vendit për muaj me radhë. Ndërkohë që hetimet dhe akuzat prekën edhe anëtarë të tjerë të VMRO-DPMNE-së, 6 deputetë prej së cilës janë arrestuar dhe u zhveshën nga imuniteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy