Hoxha: Çunat e Dubait janë të shqetësuar nga thirrja e Veliajt në SPAK

Hoxha: Çunat e Dubait janë të shqetësuar nga thirrja e Veliajt në SPAK

Gazetari Artan Hoxha thotë se pas thirrjes së Erion Veliajt në SPAK, në Bashkinë e Tiranës nuk firmos askush për ndërtime të reja. Kjo sipas tij ka sjellë shqetësim te persona që gjenerojnë paratë e pista, me të cilat ndërtohet në kryeqytet.  

Vetëm fakti që Erion Veliaj është mbajtur 7 orë në SPAK për cështjen e inceneratorëve, si është e mundur inceneratori i Elbasanit u ndërtua dhe sot janë dënuar njerëzit, janë në burg. Inceneratori i Fierit u ngri karabina, por prapë janë në burg njerëzit. A duhet të ketë një standard në këtë histori. Nëse te këto dy të tjerët ne kemi përgjegjës, te i Tiranës nuk ka fare.

Loja që po mundohet të na tërheqë Erion Veliaj është të na vërë ne përballë zullimit që kanë bërë. Armiku i vërtetë i Veliajt janë qytetarët që janë vjedhur prej tij.

Çështja e 5D, kur përmendëm programin e kriptuar hynë në lojë çunat e Dubait. Kush ndërton në Tiranë? Nga janë paratë? Vijnë nga andej, nga Dubai, nga Ekuadori. Ndaj janë të interesuar të mos ndodhë gjë. Tani ankohen se ngelën pa ndërtuar, se nuk firmos njeri në bashki. Dhe jemi akoma te inceneratori.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy