“Shkrirja e AKU pozitive nëse ndryshon modeli”, Ceko: Të eliminohet korrupsioni dhe stafi të jetë i depolitizuar! (VIDEO)

“Shkrirja e AKU pozitive nëse ndryshon modeli”, Ceko: Të eliminohet korrupsioni dhe stafi të jetë i depolitizuar! (VIDEO)

Enriko Ceko, ekspert i ekonomisë dhe standardeve, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se shkrirja e AKU-së dhe ngritja e një strukture të re, do jetë pozitive, vetëm nëse eliminohen burokracia, korrupsioni dhe dublikimet institucionale. Ai vuri në dukje se s’duhet të vazhdohet me metodat e vjetra, por me një model të ri menaxhimi, staf të depolitizuar dhe transparencë. Po ashtu Ceko theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së laboratorëve të akredituar në pikat doganore dhe në qytetet e tjera, veç Tiranës. 

“Kemi përmendur disa herë edhe në TV tuaj që AKU që kur është krijuar, vetëm për herë të parë ka pasur një drejtor të përshtatshëm të fushës, dhe të gjithë të tjerët kanë ardhur ose nga forcat e rendit, ose nga mbrojtja, inxhinier mekanik, elektrikë, dhe asnjëherë s’kanë qenë të fushës ushqimit. Duke mos qenë vet drejtuesi i fushës kuptohet se çfarë ndodh në gjithë hierarkinë. 

Nëse do ta shohim me pozitivitet shkrirja e AKU-së mund të shihet si mundësi për të ndërtuar një institucion të ri, një strukture të re më efikase, por me kushtin që të eliminohen burokracia e tepërt, të eliminohet korrupsioni, dhe të eliminohen dublikimet institucionale. AKU ka funksionuar paralel me 2-3 institucione të tjera që kryenin të njëjtën punë dhe kur s’funksiononin ia linin topin njëri-tjetrit. 

Ka një rrezik që nëse kjo masë zbatohet pa një plan dhe organizim të mirë, krijohet një vakum institucional, dhe mund të na bjerë si bumerang, sidomos gjatë kësaj periudhës së verës që ka rreziqe më të larta sa i takon sigurisë ushqimore, që të mbetemi të pambuluar nga ana institucionale për periudhë afatshkurtër. Por kostoja nëse do ta linim AKU-në ashtu siç ishte do të ishte shumë më e lartë se sa investimi për një model të ri të kontrollit ushqimor.  

Duhet të theksojmë një fakt që në Shqipëri kemi vetëm një laborator institucional, zyrtar, që është në Tiranë, ndërkohë që duhet të kishim në gjithë pikat doganore dhe qytetet e mëdha. Edhe pse janë harxhuar miliona euro, me para të qytetarëve shqiptarë, BE, BB, etj, kjo çështje s’ka funksionuar. Mungesa e laboratorëve të akredituar, bën që shumë kontrolle të jenë thjesht administrative, të mos jenë kontrolle shkencore. Plus edhe laboratorët ekzistues privat, janë të mirë, por s’janë për një gamë të gjerë analizash. 

Kostoja është humbja e besimit nga konsumatorët, te produkti vendas dhe i importuar, si pasojë e mungesës së kontrolleve laboratorike. Kemi uljen e efektit të konkurrueshmërisë së ekonomisë, dhe humbasim miliona euro në eksporte. Laboratorët shtetërorë duhet të instalohen në të gjitha pikat doganore, dhe t’u jepet mundësia laboratorëve private që të jenë konkurrues në këtë treg”.

Sa i takon fermave, ai u shpreh se duhet të legalizohen në mënyrë urgjente 300 mijë fermat ekzistuese, dhe fermerët të pajisen me numër identifikimi dhe të lëshojnë fatura fiskale. 

“Në Shqipëri kemi 350 mijë ferma, thuhet. Duhet ta shohim mirë këtë punë sepse numri i fermave duhet të ketë rënë. Kemi 25-26 mijë ndërmarrje që prodhojnë ushqime. Vetëm 40-50 mijë ferma janë me nipt. Kryeministri e kishte fjalën për gjithë fermerët e tjerë. Këta është e vështirë t’i pajisësh me faturë, s’mund t’i thuash dhisë më jep faturë. Këta fermerë duhet të pajisen me numër identifikimi, të lëshojnë faturë fiskale, për ata që blejnë produktet. E kemi takatin të legalizojmë 300 mijë ferma? Po unë mendoj që kjo duhet të bëhet në mënyrë urgjente. Mungon fare pjesa e edukimit financiar të fermerëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy