Ushqimet që nuk shiten, dhuratë për familjet e varfra. Ligji i ri në Francë rezulton i suksesshëm

Ushqimet që nuk shiten, dhuratë për familjet e varfra. Ligji i ri në Francë rezulton i suksesshëm

T’ua dhurosh ushqimet e mbetura të varfërve dikur ishte një akt bamirësie. Sot në Francë është një ligj që dënon me gjoba deri në 4500 dollarë ata që nuk e zbatojnë këtë.

Kur u hartua ligji, në vitin 2016, ekspertët shpjeguan se supermarketet do të detyrohen të firmosin një marrëveshje bamirësie për ushqimet e pashitura.

A ka funksionuar deri tani?

Jacques Bailet i Bankës Ushqimore, një rrjet bankash të ushqimit, thotë se ligji i ri ka rritur donacionet dhe cilësia e ushqimit të dhuruar është përmirësuar. Vullnetarët paraqiten në rreth 9 mijë supermarkete të Francës, ku marrin ushqime si kos, pica, fruta dhe perime.

Rreth 125 mijë vullnetarë në të gjithë Francën i dërgojnë ushqimet në kisha dhe vende të tkera, nga ku bankat e ushqimit i shpërnajnë për familjet e varfra.

Në Francë rreth 5000 aktivitete bamirësie lidhen me bankat e ushqimit dhe falë ligjit të ri, rreth gjysma e donacioneve të tyre vijnë nga supermarketet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy