Meta reagon pas rezolutës: Presidenti nuk e ndalon askënd të çmendet, së shpejti një datë e re për zgjedhjet (VIDEO)

Meta reagon pas rezolutës: Presidenti nuk e ndalon askënd të çmendet, së shpejti një datë e re për zgjedhjet (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka reaguar një ditë pas miratimit në Kuvend të rezolutës kundër dekretit të tij.

Duke komentuar këtë rezolutë, Presidenti Meta në një prononcim për mediat tha se ai ishte në fuqi dhe se të gjithë ata që duan ta bëjnë të pavlefshëm janë duke ecur në rrugën e paligjshmërisë.

"Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament legjitim. Por presidenti i takon republikës,. Besoj se jam i qartë. Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës", tha kreu i shtetit.

I pyetur për një datë të re zgjedhjesh si dhe për një tryezë të mundshme mes palëve, Meta theksoi se kjo do të bëhet sa më parë të jetë e mundur.

"Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi, dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim', tha ai.

I pyetur nga gazetarët sot gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut, nëse Kolegji vendos për rrëzimin e dekretit të tij, a do ta pranonte vendimin, kreu i shtetit tha: “Dekreti mund të gjykohet edhe nga gjykata e Skraparit, që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askë që të çmendet. Përkundrazi i fton çdo të cmendur që në këtë ditë dhurimi gjaku ka nevojë. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm ato çelin negociatat. Dekreti është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti ka të drejtë të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim. Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale", tha Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy