
Kuvendit të Shqipërisë do t’i drejtohet me një video-mesazh të martën Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
Më herët ai ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar Bashkimit Europian për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.
Ai gjatë këtyre më shumë se 2 muaj luftë i është drejtuar parlamenteve të vendeve kryesore që e kanë mbështetur atë, si në Kongresin e SHBA, Parlamentit Evropian, atë gjerman, francez etj.
Ndërkohë kujtojmë se Ukraina po vazhdon të përballet ende nga sulmet e Rusisë.



