
Partia e Lirisë zgjedh këtë të shtunë strukturat drejtuese ndërkohë kryetari i saj Ilir Meta sulmoi fenomenin e nepotizmit në parti dhe ndërkombëtarët se donin të linin opozitën me 20 deputetë. Për njerëzit e afërt kërkoi bashkëpunim pa kushte deri në sakrificë. Ndonëse Kryemadhin e la jashtë me statut, kreu i PL refuzoi propozimet e bashkëshortes kundër të besuarve të tij.



