Të enjten në Bruksel është mbajtur takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.
Megjithëse nuk ka pasur takim trelateral, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka takuar ndaras kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç.
Milazim Gashi, ekspert sigurie tha në MCN Live se Serbia është vetëm për destabilizim dhe jo për rehabilitim të marrëdhënieve ndëretnike mes dy vendeve.
Sipas Gashit, dialogu do të dështojë.
Kosova është e përqendruar të rehabilitojë marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtarë se ndodhet në penalitet nga BE. Serbia në asnjë formë s’do pranonte të kryente një marrëveshje me Kosovën, Serbia është kundër Asociacionit.
Serbia është vetëm për destabilizim dhe jo për rehabilitim të marrëdhënieve ndëretnike mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu do të dështojë për shkak të lidhjeve të Vuçiç me një pjesë të BE-së, janë të aktivizuara për shkak të status quo-së, Serbia ka një ndikim më të madh në lobin europian. Serbia ka arritur ta penalizojë Kosovën.
Qeveria e Kosovës është e gatshme të pranojë planin franko gjerman, Serbia nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen. Ne do të vazhdojë me tematikën e njëjtë të dialogut, të bisedimeve. Ka mundësi që mund të ketë ndonjë eskalim sekondar se ushtarak nuk mund të ketë. Do të ballafaqohemi me Serbinë në rendin diplomatik pasi Serbia nuk është e gatshme të futet në asnjë marrëveshje.
Serbia është kundër planin franko-gjerman dhe nuk do ta nënshkruajë për shkak se në kornizën dhe Kushtetutën e Serbisë Kosova gjendet në preambul. Si dialog do të dështojë dhe me qeverinë Kurti dhe me Vuçiçin.
Më tej, Gashi tha se në aspektin e sigurisë Kosova është shumë më e përgatitur sesa Serbia.
Kosova nuk ka handikap sa i përket forcës policore për shkak se ne kemi rreth 8 mijë trupa. Kosova dhe në koordinim me NATO-n, në brezin kufitar me Serbinë është më e mobilizuar dhe më e vetëdijshme.
Rasti i fundit është akt terrorist, kemi të bëjmë me grupe radikale të sponsorizuara të Rusisë.
Në aspektin e sigurisë Kosova është shumë më e përgatitur sesa Serbia për të eskaluar ndonjë situatë të caktuar. Dihet që NATO ka fuqinë e vet që edhe në situata të caktuara të ndërhyjë.



