Veliaj-Berisha në gjyq për shpifje/ Rusta: Palët nuk pajtohen, seanca e radhës më 2 qershor  (VIDEO)

Veliaj-Berisha në gjyq për shpifje/ Rusta: Palët nuk pajtohen, seanca e radhës më 2 qershor (VIDEO)

Është mbajtur sot në GJKKO seanca gjyqësore e inicuar nga padia e Erion Veliajt për shpifje kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Siç njofton gazetari Arsen Rusta për MCN live, asnjë nga të palët nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore dhe janë përfaqësuar me avokat.  

Por teksa gjyqtari Erion Bani ka kërkuar që palët të pajtohen, një gjë e tillë nuk ëhstë pranuar, duke bërë që të caktohet një senacë tjetër, më 2 qershor në GJKKO.

Procesi zhvillohet në GJKKO dhe SPAK.

Sot do duhej te vinte forcërisht Berisha në gjykatë në rast mosparaqitjeje. Por juridikisht nëse nuk do të paraqitej sot avokati do të kishim një shoqërim të detyrueshëm. Sot ishte i pranishëm avokati Isi Kaso me prokurë të Berishës.

Gjyqtari Erion Bani, u ka kërkuar palëve nëse do duhan të pajtohen dhe ky proces të mbyllej këtu, dhe të dyja palët kanë refuzuar dhe më datë 2 qershor, ora 13 do të jetë seanca e radhës, aty ku palët do të japin provat e tyre.

Nga ana tjetër Veliaj me provat që do të paraqesin të cilat i konsiderojnë shpifje dhe Berisha nga ana tjetër me fakte s eku i ka bazuar provat e tij për vizita të fshehta ne Iran dhe mosdeklarim të këtyre vizitave, dhe për marrjen e financime nga Garda Revolucionare e Iranit.

Shkak i padisë u bë deklarata e Berishës më 7 prill se kryebashkiaku ka lidhje me Iranin dhe me financat e gardës revolucionare, pas të cilës, Veliaj ndoqi rrugën ligjore duke e paditur për shpifje në gjykata.

Berisha  publikoi gjatë një emisioni televiziv një foto ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Por Veliaj e kundërshtoi një gjë të tillë duke faktuar se në foto është Joe Ëalsh, një kitarist i njohur amerikan dhe se fotoja është shkrepur tre vite para se të lindte ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy