Çaça: Gjyqtari u vra nga sistemi, mungon protokolli i sigurisë (VIDEO)

Çaça: Gjyqtari u vra nga sistemi, mungon protokolli i sigurisë (VIDEO)

Avokati Përparim Çaça, ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, e cilëson si vrasje prej sistemit.

Ai tha për “MCN Live”, se nëse do të kishte pasur një protokoll minimal sigurie, vrasja nuk do të kishte ndodhur.

Avokati Çaça shtoi se, në Gjykatën e Apelit janë mbi 140 mijë dosje të pa trajtuara. 

Këta të dy janë viktimë të sistemit, edhe viktima, edhe autori, janë viktimë të sistemit i cili është mbartur ndër vite me një problematikë në dhënien e vendimeve, marrjen e vendimeve të formës së prerë që për shumë qytetarë duket më i largët se kurrë.

Për këtë gjë së pari ka kontribuar shteti, i cili i vuri vulën me një reformë që e thelloi problemin. 

Morën iniciativën për një hallkë të rëndësishme si Gjykata e Apelit, ku e gjithë Shqipëria është mbledhur në këtë gjykatë. 

Kemi salla gjyqi jo më shumë se 9-12 metër katrorë. U vra nga sistemi, e kam bindje këtë dhe nuk stepem ta them kudo. 

Nëse do kishte pasur një protokoll minimal sigurie, kjo vrasje nuk do kishte ndodhur. Minimumi duhet të bëhej një kontroll. 

Përveçse në GJKKO dhe SPAK, në të gjitha gjykatat e tjera, hyn kushdo dhe askush nuk të thotë asgjë. 

Ato metal detektor janë aty sa për të qenë, sa për të marrë tenderin. Nuk kontrollojnë asgjë. Tashmë do të merren masa.

Nuk mund të marrësh njerëz nga rruga për sigurinë, ndërkohë që ecejaket e qytetarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë pafund, janë mbi 140 mijë dosje të pa trajtuara. 

Shumë njerëz mendojnë se ky lloj veprimi ka qenë për vendimmarrjen.

Por nëse do kishte qenë ky protokoll sigurie dhe nuk do ishte lejuar të futej me armë, se është pjesë emocionale, nëse nuk do kishte armë, mund të kishte bërë një gjest, por jo me pasoja fatale. 

Për pjesën tjetër ka qenë diçka e akumuluar. Ka qenë e mirëmenduar që do futet me armë dhe nëse nuk do kishte një vendim pozitiv, do ndodhte kjo histori.

Uroj mos të jetë me aksion, do duhet të merren masa urgjente. Nëse nuk merren masa, thjesht sapo i kemi filluar këto raste. 

Ke mundësi të fusësh armë në burg? Absolutisht, se ka një kontroll rigoroz.

Bëje dhe në sallat e gjyqit, se në sallat e gjyqit ndryshojnë jetët e njerëzve. Duhet ta mendosh që do ketë reagime. 

Avokati ngriti shqetësimin se në Gjykatën e Apelit ka dy hyrje, njëra për qytetarët dhe tjetra për personelin që nuk ka kontroll dhe nga aty mund të hyjë kushdo, pasi mungon kontrolli.

Sipas tij, në Gjykatën e Apelit mungon siguria dhe se gjyqtari nuk është më shumë se 1-2 metra larg nga palët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy