
Kosova ashtu si Shqipëria vijon të ketë një numër të lartë rastesh me koronavirus. Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë ka bërë të ditur sot se nga 281 testet e kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 60 persona. Në total numri i të infektuarëve ka shkuar në 2.432 raste.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 75 persona, ndërsa qytet me më shumë raste janë: Prishtinë 37 raste, Istog 8 raste, Prizren 5 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Ferizaj 2 raste dhe me nga 1 rast Drenasi, Rahoveci, Klinë, Lipjani, Obiliqi, Peja, Suhareka, Viti dhe Vushtrria.
Që prej fillimit të pandemisë dhe deri më sot numri rasteve me humbje jete në Kosovë është 42.



