
Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se kemi një sfond përplasjeje indirekte mes NATO-s dhe Rusisë dhe nëse nuk do të ketë përpjekje për të gjetur marrëveshje mund tI përshkallëzohet dhe mund të rrezikojë paqen.
Në prag të 1-vjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Milo tha se lufta ka ndryshuar sistemin ndërkombëtar dhe po ndryshon konceptin e sigurisë ndërkombëtare.
Duke vijuar më tej, Milo tha se jemi në një edicion të dytë të Luftës së Ftohtë.
Kemi në sfond një përplasje ndoshta jo direkte, por indirekte mes Perëndimit, SHBA-së, NATO-S me Rusinë që mund të jetë në sfond tani, por ka rrezikun me kalimin e kohës, nëse nuk do të ketë përpjekje për të gjetur marrëveshje mund të përshkallëzohet dhe mund të rrezikojë paqen. Kur ka një vit që lufta po zhvillohet dhe ka sjellë rrjedhoja nuk duhet ulur vigjilenca për rrjedhojat që mund të sjellë një përshkallëzim i luftimeve,. Është epokale lufta në Ukrainë, ka ndryshuar shumë gjëra, por është duke ndryshuar sistemi ndërkombëtar, po ndryshon koncepti i sigurisë ndërkombëtare dhe evropiane. Pas kësaj lufte bota do të jetë ndryshe.
Të dy palët janë të ndërgjegjshme se nuk do të ketë fitues. Të gjithë janë të humbur në momentin që mund të tentohet të përdorët armët bërthamore. Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja është kërcënim taktit, Rusia i bën presion Perëndimit që të mund të shkojnë të tolerojnë një agresion rus dhe t’i japin leje kalimi, siç heshtën kur pushtoi Krimenë dhe hapi rrugën për një veprim të dytë që ishte rrëzimi i qeverisë në Kiev dhe më e pakta që kjo që synoi tani Ukrainën lindore.
Gara e armatimit ka nisur. Përshkallëzimi është si mjet garancie mes tyre. Do të vazhdojë siç ka vazhduar jemi në një edicion të dytë të Luftës së Ftohtë, jemi rikthyer, për nga mënyra si zhvillohen ngjarjet. Lufta e Ftohtë sot nuk është mes komunizmit si sistem me botën perëndimore, por është përplasje mes botës perëndimore dhe lindjes agresive gjeo-politike.



