Rusia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Leonid Volkov, një nga bashkëpunëtorët kryesorë të kundërshtarit në burg Alexey Navalny.
Lajmi raportohet nga agjencia Interfax, duke specifikuar se Volkov kërkohet për "nxitje të të miturve për të marrë pjesë në veprime të paautorizuara".
"Një akuzë e rreme, e cila nuk ekziston, një fushatë reklamuese nga Komiteti Hetimor", tha disidenti, i cili është jashtë vendit, sipas gazetës Meduza.
Dje Volkov ftoi rusët të dilnin të dielën në mbrëmje në oborrin e ndërtesës së tyre dhe të ndiznin dritat e telefonit celular në shenjë solidariteti me Navalny.
"Jo dhunë dhe trazira, por pa frikë. Mund t'ju duket se këto 15 minuta nuk do të ndryshojnë asgjë, por në të vërtetë ata do të ndryshojnë gjithçka", shkroi Volkov.



