
Kina po bën një fushatë të pashembullt për të ndikuar opinionin publik amerikan në zgjedhjet e kongresit në nëntor.
Zyrtarët e sigurisë amerikane, deklaruan se kjo paraqet kërcënimin më të madh kundërzbulimit afatgjatë për Shtetet e Bashkuara.
Senatorët në Komitetin e Sigurisë Kombëtare morën në pyetje Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen dhe Drejtorin e FBI Christopher Wray në lidhje me pohimin e Presidentit Donald Trump se Kina po ndërhyn në zgjedhjet e SHBA dhe e pyeti nëse Pekini përbën kërcënim më të madh për vendin sesa Moskën.
Nielsen i tha panelit se kishte dy lloje të kërcënimeve ndaj sigurisë zgjedhore amerikane nga vendet e tjera, hakerat ose përçarje të infrastrukturës zgjedhore, e cila përfshin listat e regjistrimit të votuesve apo makinat e votimit dhe fushatat e ndikimit.
"Kina absolutisht është e paprecedentë, ose duke ushtruar përpjekje të pashembullta për të ndikuar opinionin amerikan", tha Nielsen. "Ne nuk kemi parë deri më sot ndonjë përpjekje kineze për të komprometuar infrastrukturën zgjedhore".
Wray më tej u pyet nëse Kina paraqiste një kërcënim më të madh se Rusia, aktivitetet e të cilave gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 janë subjekt i një hetimi të gjerë federal që përfshin nëse Moska bashkëpunoi me fushatën Trump për të ndikuar në votim.
"Kina në shumë mënyra përfaqëson kërcënimin më të gjerë, më të komplikuar dhe më afatgjatë kundër inteligjencës me të cilin përballemi", duke ndikuar në çdo sektor të ekonomisë amerikane, tha Wray.
"Rusia në shumë mënyra po lufton për të qëndruar e rëndësishme pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ata janë duke luftuar luftën e sotme. Kina është duke luftuar luftën e nesërme", tha ai më tej.
Trump muajin e kaluar e akuzoi Kinën se po ndërhynte në zgjedhjet e Kongresit të 6 Nëntorit, duke thënë se Pekini nuk donte që Partia e tij Republikane të fitonte për shkak të qëndrimit të tij të ashpër mbi tregtinë.



