Rumania thërret diplomatin rus për shpjegime pasi gjeti copa të një droni në territorin e vet

Rumania thërret diplomatin rus për shpjegime pasi gjeti copa të një droni në territorin e vet

Rumania ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Rusisë me punë në Bukuresht, pas gjetjes së copëzave të një droni të ngjashëm me dronët që përdoren nga ushtria ruse.

Pjesët e dronit u gjetën në zonën Plauru në prefekturën Tulcea, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sekretari i Shtetit, Lulian Fota, e priti diplomatin rus për t’i përçuar “protestën e Rumanisë kundër shkeljes së hapësirës rumune”, tha më 10 shtator Ministria e Jashtme e Rumanisë.

 I kërkojmë me vendosmëri palës ruse që t’i ndalë veprimet kundër popullatës dhe infrastrukturës ukrainase, përfshirë ndaljen e veprimeve që do ta kërcënonin në çfarëdo mënyre sigurinë e qytetarëve rumunë në rajon.

Kreu i NATO-s, Stoltenbegr, dhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, kanë diskutuar në një bisedë telefonik lidhur me këtë çështje.

Stoltenberg tha në X se “nuk ka indikacione për qëllime për ta sulmuar NATO-n, por këto sulme janë destabilizuese”.

Ndërsa Iohannis e lka përshkruar si “një shkelje të papranueshme të hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy