20 mijë kokrra vezë dhe mish i skaduar dhe pa etiketë, gjobiten 6 biznese në Korçë

20 mijë kokrra vezë dhe mish i skaduar dhe pa etiketë, gjobiten 6 biznese në Korçë

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka gjobitur 6 biznese në Korçë, pas konstatimit së produkteve u kishte kaluar data e skadimit dhe u mungonte etiketa.

Gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, AKU ka konstatuar disa  subjekte në cenim të sigurisë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit. Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se do të vijojë me monitorime dhe kontrolle në të gjithë vendin në zbatim të ligjit për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndeti.

May be an image of text

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy