Manastirliu: Mbi 300 testime të shpejta në 24 orë, do të hapim 4 pika të reja

Manastirliu: Mbi 300 testime të shpejta në 24 orë, do të hapim 4 pika të reja

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar ditën e sotme qëndrën shëndetësore Nr.10 për të inspektuar punën me testet e shpejta Covid.

Manastirliu ka deklaruar se në 6 pikat e ngritura, gjatë 24 orëve janë kryer më shumë se 300 testime.

Sipas ministres në rasng vendi janë kryer gjithsej 12 mijë teste të shpejta në harkun kohor prej 1 jave.

“Nga dje janë hapur 6 pika të testimit të shpejtë. E kemi thënë që një qendër shëndetësore mbulon disa struktura të tjera të sistemit shëndetësor, pra më shumë se 100 mijë banorë të cilët kur kanë dyshime apo janë persona të kontaktit me të infektuar, komunikojnë me mjekun e familjes dhe përmes sistemit u vendoset dhe data për të kryer testimin. Testi kryhet në një kohë të shpejtë dhe përgjigja merret në kohë të vogël. Vetëm ditën e djeshme me hapjen e 6 pikave janë kryer më shumë se 300 teste të antigenit. Ne i kemi marrë masat për të shtuar testet. 100 mijë teste kanë mbërritur. Është e rëndësishme të vazhdojmë me intensitet pune. Dua të falenderoj ekipet mjekësore për punën që po bëjnë dhe krijimin e pikave të testimit. 6 pika në Tiranë janë funksionale, do kemi dhe 4 pika të tjera në Tiranë për të përballuar fluksin. Dhe në spitalet rajonale tashmë janë vendosur strukturat e nevojshme për të kryer testimin. I gjithë organizimi kërkon bashkëpunim mes nesh” – tha Manastirliu.

 

https://fb.watch/2xNq-6XrYn/
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy