Dorëheqja e drejtorëve, Hazizaj: Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin. KLP duhet të reagonte për prokuroren Gjeli (VIDEO)

Dorëheqja e drejtorëve, Hazizaj: Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin. KLP duhet të reagonte për prokuroren Gjeli (VIDEO)

Sokol Hazizaj, konstitucionalist tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se kryeministri me aksionet e fundit në bashkitë e vendit po vepron në në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin e pushtetit vendor dhe kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil. 

Konstatoj që kryeministri me veprimet e tij ka ndërmarrë një aksion në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin e pushtetit vendor dhe kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil. 

Kjo vjen për shkak të dy momenteve, ose për shkak të frikës që ka nga pushteti i madh, unë nuk e besoj, ose vjen për shkak të emocionit që ka pushteti i madh. 

Ne nuk kemi asnjë prononcim nga DAP. A kemi ngritur ne një institucion që merret me këtë punë. Ke dëgjuar të shprehet për karakterin ligjor ose jo të marrëdhënieve të punës të drejtorëve të Bashkisë Vlorë që janë hequr me një urdhër politik. Autoriteti i këtij njeriu që me të drejtë i ka kapërcyer të gjithë kufijtë ligjorë në raport me pushtetet e tjera. Ne sot nuk kemi problem udhëheqësi, kemi problem demokracie. 

I ndalur tek ngjarjet në Theth, Hazizaj tha se reagimi i kryeministrit ndaj prokurores Gjeli është tërësisht i gabuar dhe se KLP duhet të ishte prononcuar për këtë situatë.

Në raport me prononcimin e kryeministrit për prokuroren Gjeli, është tërësisht i gabuar. Për një prononcim që vjen përkundër ligjit 95/2016. 

KLP me dy rreshta duhet të ishte prononcuar për pozicionin ligjor të prokurores Gjeli. Ajo është prokurorë që funksionon me ligj të veçantë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy