Fatmira Hajdari ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtarja e Apelit është përgjigjur para komisionit për disa shkelje që ky i fundit ka konstatuar në deklarimin e pasurisë.
Hajdari ka deklaruar se pas ardhjes në Tiranë ka marrë shtëpi në zonën e njohur si Vilat Gjermane, që nga viti 1993.
“Kam punuar 12 vite në Ministrinë se Drejtësisë, burri im ka qenë deputet. Aktualisht jetoj në të njëjtën vilë, kjo shumë përballohej nga burri deputet, unë punoja në ministri, plus që kisha dhe vjehrrit që kishin pension”, u shpreh ajo.
Hajdari ka shtuar se është shpërngulur te apartamenti i kunatit, pasi në atë kohë ndihej e kërcënuar për shkak të situatës.
“Gjatë kësaj kohe u rikonstruktua banesa te Vilat gjermane. Kemi qenë në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia”, tha ai.
Nis vetingu për Fatmira Hajdarin
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, e njohur ndryshe si gruaja e të ndjerit Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari, ka dalë sot para vetingut.
Hajdari përballet për herë të parë në shkallën e parë të vetingut dhe duhet të justifikojë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit figurën si gjyqtare si dhe pasurinë.
Në ndryshim nga ILDKPI, e cila konstaton se Hajdari ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, KPK konstaton një seri me shkelje të Hajdarit, pasuria e të cilës është 18-fishuar gjatë 20 viteve që ka qenë në detyrë si gjyqtare.
DSIK ka kryer verifikimin e figurës, ndërsa rezulton se ka mospërputhje sa i takon deklarimit të Hajdarit, që ka fshehur refuzimin e vizës amerikane,
Në hetimin e KPK rezulton se: Subjekti i rivlerësimit ka mohuar që i është penguar lëvizja në SHBA, ndërsa e vërteta është se Ambasada e SHBA ka refuzuar Hajdarin për vizë. DSIK ka dërguar një raport të dytë për figurën ku thuhet se pas verifikimeve rezulton se Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë për kontrollin e figurës.
Vetë Hajdari nga ana e saj i ka qendruar versionit se nuk ka qenë në dijeni për refuzimin e vizës, dhe se nuk ka aplikuar kohët e fundit.
Sa i takon pasurisë së Hajdarit, KPK ka vërejtur mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting. Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.
887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën vetting. Tre njësi dhe 12 apartamente ndodhur te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Në deklaratën vetting nuk janë deklaruara qartë pasuria e lartëpëmendur 217,400 euro.
Djali i Hajdarit ka shitur një lokal me vlerë 160 mijë euro tek Qyteti Studenti, të ardhura që sipas Hajdarit janë përdorur për ndërtimin e godinës. Në lidhje me të ardhurat nga bar kafeja ndër vite është konstatuar se nuk ka qenë fitimprurëse në vitet 2009-2011, ndërsa mungon dokumentacioni i të ardhurave nga tatimet. Nuk korrespondojnë deklarimet e bëra nga Hajdari me verifikimet e bëra nga KPK.
Hajdari ka në pronësi një automjet Benz me burim krijimi shitjen e apartamentit në 2016-ën. Nga hetimi ka rezultuar se ka burime për të justifikuar blerjen. Një tjetër makinë Benz, deklaruar nga Hajdari se është blerë nga kursimet dhe një hua. Nga hetimi i KPK rezulton se nuk ka përputhje.
Po ashtu një llogari bankare në Tirana Bank, është konstatuar me mospërputhje deklaratash. Ullishte 950m2 në Durrës. Në 2003 nuk e ka deklaruar. Po ashtu nuk ka deklaruar edhe shitjen në 2004.



