Prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë shkarkuar nga KPA ose janë larguar nga sistemi i drejtësisë mund t’u hiqet licenca për 5 vite. Këtë kërkesë e ka bërë sot Dhoma e Avokatisë ndaj Komitetit të Disiplinës.
Kjo kërkesë ka ardhur për shkak se shumë gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar dhe dorëhequr nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar sitës së vetingut, vazhdojnë punën si avokatë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Dhomës së Avokatisë të drejtuar nga avokati Maks Haxhia dhe pritet që miratimi të marret nga Komiteti i Disiplinës.



