Presidenti Ilir Meta, vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani, pas vdekjes.
Dekorata u dha me motivacionin:
Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.
Ish-Presidenti Bujar Nishani, u nda nga jeta të shtrunën e lënë pas në moshën 56-vjeçare.
Ai gjeti vdekjen rreth një muaj pasi ishte shtruar në Gjermani.
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të ish-Presidentit, erdhi pas infektimit me Covid, ku sëmundja autoimune në mëlçi nga e cila vuante, bëri që shëndeti i tij të pësojë vetëm rëndim.
Pas shtrimit në spitalin e Sanatoriumit, ai u dërgua në fund të prillit në Gjermani, ku dhe ndërroi jetë.
Bujar Nishani ishte në krye të shtetit nga 24 korriku i vitit 2012, deri në 24 korrik 2017.



