Pjesëtari i organizatës terroriste, ISIS, kosovari Lavdrim Muhaxheri është vrarë gjatë natës në një sulmi kundër Shtetit Islamik në Siri nga amerikanët, shkruan Indeksonline.
Fillimisht lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, Sheukan Koraqi një shok i ngusht i Lavdrimit, i cili kohë më parë ishte arrestuar në dyshimin për terrorizëm. Më pas kjo u konfirmua edhe nga vellai i tij.
Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu ta pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”
Lavderim Muhaxheri u vra pak pas orës 12 të mesnatës.



