Pashkët Ortodokse, Çako: Festohet ditën që u ngjall Krishti, njerëzit kanë humbur besimin (VIDEO)

Pashkët Ortodokse, Çako: Festohet ditën që u ngjall Krishti, njerëzit kanë humbur besimin (VIDEO)

Miron Çako, drejtor i Katekizmit në Kishën Ortodokse në Tiranë në studion e lajmeve në MCN TV ka folur lidhur me Pashkët Ortodokse të cilat po festohen këtë të dielë në mbarë botën.

Ai sqaroi se fjala Pashkë vjen nga hebraishtja dhe se ajo festohet të dielën sepse është dita që u ngjall krishti, dhe e diela është dita e zotit.

Sipas ti Zoti vjen të shenjtërojë të gjitha moshat, ndërsa theksoi se këto që po ndodhin sot në botë, sëmundjet, luftrat, vijnë nga mëkatet dhe zgjidhja vjen duke u penduar.

Intervista e plotë

1. Z. Çako, cili është mesazhi që përcjell kjo festë e sotme? Z. Çako, cila është simbolika e të dielës së Pashkës, nga buron fjala Pashkë?

E para fjala Pashkë vjen nga hebraishtja që do të thotë kaloi dhe lidhet me pashkën. Zoti i tha Izraelit që do festoni çdo vit këtë ditë, por për ne kemi qengjin e perëndisë që shlyhen mëkatet tona nga gjaku i Krishtit në kryq. Festohet të dielën sepse është dita që u ngjall Krishti, dhe e diela është dita e Zotit. Është e veçantë për të përjetuar këtë ngjarje të madhe.

2. Cilat janë ritualet e festës? Nga kreshma, te vezët e kuqe, deri tek poçet prej balte?

Pashka është festë e festave dhe ka shumë simbolika dhe tradita. Simbolika më e spikatur është një qiri i ndezur e cila vjen nga pagëzimi. Ky është procesioni që bëjmë ne, dalim jashtë kishës e ndezim dhe hymë në kishë pastaj. Qiriu është drita që na ndriçon ne me besim dhe vepra. Një tjetër simbolikë është dhe veza e kuqe dhe është simbol i jetës, por krishterimi i dha ngjyrën paskale sepse e kuqja është gjaku i Krishtit i cili vdiq në kryq, u varros por më pas u ngjall. I vetmi njeri që e ka mundur vdekjen është vetëm Krishti. Varri i Krishtit është bosh dhe sot në Jerusalem dhe këtë të shtunë ndodh dhe fenomeni i madh që erdhi drita e madhe nga qielli. Njerëzit duan të shohin një shenjë se si Zoti vjen dhe na jep një shenjë.

3. Pse pashkët nuk festohen në një dite për të gjithë krishterët në botë?

Pashka festohet në data të ndryshme. Anomali ndërmjet të krishterëve sepse duhet të dimë që pashkët mateshin me kalanderin julian me 13 ditë ndryshim nga ai gregorian. Duke ndryshuar ditët ndryshon dhe matja e pashkëve, por matja e ortodoksëve i përshtatet më shumë pashkëve që do vendosen pas ekuinoksit pranveror. Është një matje më e saktë kjo që bëjmë ne. Sepse kur flaka nuk vjen dhe nuk ndez qirinjtë në Jerusalem atëherë do jetë një fatkeqësi shumë e madhe. Pashka e ndryshoi dhe atë klisin e vdekjes që ishte nga covid, se ka më atë fuqinë. Këto nuk janë përpjekje njerëzore por është zoti, Jezu Krishti i cili mposhti armikun e njeriut. Krishti duke u bërë njeri mundi djallin, vdekjen dhe sëmundjen.

4. Cili është ndryshimi i Pashkëve katolike nga pashkët Ortodokse?

Jo s’ka ndonjë ndryshim, të dy kishat festojnë të njëjtën ngjarje, por ne ruajmë rregullin që në fillim të dyja kishat e kishin njësoj.

5. Z. Çako, do doja një koment tuajin mbi raportin mes besimi përballë globalizmit, modernizmit?

Duhet të dimë që kjo botë moderne po na kthen në primitivitet, po mohojmë ekzistencën e Zotit. Një njeri që mohon perëndinë, tregon që nuk është në vete, por këta njerëz fatkeqësisht po marrin pushtet. Bota është më e pasigurtë nga të gjitha kohërat dhe lufta nuk vjen rastësisht, ajo vjen nga mëkatet dhe ky brez ka bëra shumë mëkate. Tallen, mohojnë zotin. Nqs ligjërohet perversioni po arrijmë në atë nivel që drejtësia e perëndisë patjetër do të vijë. Kur ne nuk dëgjojmë me hir do dëgjojmë me pahir. Prandaj këto që po ndodhin sot në botë, sëmundjet, luftërat vijnë nga mëkati. Zgjidhja vjen duke u penduar.

6. Po raporti i të rinjve me besimin si është, sot?

Edhe rinia sot ka pësuar kontraditë në kuptimin e të parit të gjërave sepse dhe fëmijët janë pasqyrim i prindërve dhe kur nuk e mbollëm ne besimin s’do kërkojmë te fëmijët tanë zbatimin e  ligjit dhe moralit. Çështja është Zoti vjen të shenjtërojë             të gjitha moshat. Krishti erdhi si fëmijë dhe vdiq si një burrë i rritur. Prandaj u them të rinjve besoni te zoti dhe binduni sepse gjithmonë do keni sukses.

7. Z. Cako ndalemi pak edhe te misionet e ndihmës qe ka kisha për njerëzit ne nevoje, si e shohin misionaret qe janë ne terren gjendjen, për çfarë kane nevoje njerëzit?

Njerëzit s’kanë nevojë vetëm për një ndihmë sociale. Çështja është se kisha u tregon njerëzve të vërtetën. Nxit njerëzit për ndihma në njerëzit në nevojë. I tregon shoqërisë vlerat morale. Prandaj njerëzit solidar janë ata të varfrit dhe shtresat e mesme.

8.Mendoni se lufta ne Ukraine tregoi qe solidariteti dhe mesazhet fetare janë të pamjaftueshme për të mbajtur paqen?

Lufta në Ukrainë është maja e ajsbergut, shoqëria është prishur dhe zoti po na paralajmëron që duhet të pendohemi. Gjithë bota ka problemet e saj. Zoti po na paralajmëron, dhe lufta në Ukrainë nuk zgjidhet thjesht me negociata, populli ukrainas, ai rus po ashtu duhet të pendohet sepse vetëm atëherë Zoti do të ndërhyjë në favorin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy