Tatimet dhe doganat kryesojnë listën e institucioneve publike të cilat kanë abuzimin më të madh në 138 miliardë lekë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. “FactCheck” sjell një kronologji të raportit të KLSH, ku nuk kanë munguar masa për mbi 5000 punonjës të gjetur me shkelje.
Vetëm përgjatë vitit 2022 dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit nga administrata publike e cila paguhet nga taksat për të mirëmenaxhuar këto fonde, ishte 138 miliardë lekë.
Kjo shifër kolosale u bë publike nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu përgjatë raportimit të tij në parlament në raportin vjetor.
Abuzimet në menaxhimin e parasë publike janë konstatuar pas 177 auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në harkun e 365 ditëve të vitit 2022.
Ndër institucionet ku KLSH ka konstatuar dëm ekonomik apo dëm të ardhur për moszbatim të ligjeve përfshirë edhe tatim taksat janë, kontratat e qirasë Shqipëria 1 euro, tatimet, doganat, tatim taksat e pushtetit lokal.
Auditimi në 177 subjektet publike ka nxjerrë në pah përgjatë 2022, 5420 shkelje ndërsa afro 5 zyrtarë publik janë gjetur me shkelje për të cilët Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar nga përmirësim i performancës e deri në largim nga puna apo ndjekje penale.



