
Pas agresionit të kryer mëngjesin e sotëm nga Rusia, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se do të krijohet një koalicion anti-Putin.
Ndërsa tregoi bisedimet me liderët perëndimorë, presidenti i Ukrainës shtoi se po pret të ndërmarrë hapa vendimtarë ndaj Rusisë.
Po krijojmë një koalicion anti-Putin. Kam folur me von der Leyenin, Emmanuel Macronin, Karl Nehammerin dhe Recep Tayyip Erdoganin për sanksione konkrete dhe ndihmë për ushtrinë tonë. Ne jemi duke pritur veprimet vendimtare”, ka shkruar Zelensky.
Ndërkaq, raportohet se forcat ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov pranë Kievit.



