Maqedonia shënon tre viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19

Maqedonia shënon tre viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19

168 të infektuar, 3 të vdekur dhe 70 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Brenda 24 orëve janë regjistruar tre viktima të diagnostifikuara me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi, kurse viktima tjetër është nga Gostivari.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.

Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 3 624 janë shëruar, kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Për momentin në territorin e vendit 3 586 raste aktive me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy