KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë këtë të hënë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, (Softa). Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Enkelejda Metaliaj kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Një denoncim i kryer gjatë seancës së parë dëgjimore në kuadër të procesit të rivlerësimit për gjyqtaren Metaliaj të zhvilluar më datë 25 mars, solli riçeljen e hetimit. Gjatë asaj seance u evidentuan mungesa financiare për pagesën e dy kësteve për një apartament; pamundësi për të vërtetuar ligjshmërinë e burimeve financiare të një huaje në vlerën 35 mijë euro; si edhe mospërputhje e pasaktësi në deklarimet për kriterin e pasurisë. Ndërkohë Metaliaj u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Enkelejda Metaliaj (Softa) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatat e Durrësit dhe Tiranës. Në vitin 2016, ajo u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy