Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë pas afro 8 orësh nga SPAK-u. Në një prononcim për mediat, Veliaj tha se u dhanë detaje të reja në lidhje me inceneratorët. Ai shtoi se ndihet i lehtësuar që pati mundësi të thonte fjalën e tij.
Patëm një ezaurim për çështjen e inceneratorëve. U thanë detaje të tjera, të dy kolegët hetues me kërkuan që për çështje të sekretit hetimor, të mos i ndaj me gazetarët. Sot ndihem më i lehtësuar që pata mundësinë të them fjalën time.



