“Kush është koka më e madhe e krimit shqiptar që mbahet në burg në Ekuador”

“Kush është koka më e madhe e krimit shqiptar që mbahet në burg në Ekuador”

Gazetari Artan Hoxha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus”, ku ka folur për kriminalët shqiptarë.

Ai ka risjellë në vëmendje Dritan Rexhepin, i cili është cilësuar si mbreti i arratisjeve dhe që së fundmi është kapur në Ekuador me 278 kg kokainë.

Një nga grupet, një nga emrat më të mëdhenj të krimit në Shqipëri është i arrestuar dhe i burgosur në Ekuador.

Kërkohet të paktën në gjysmën e vendeve të Europës. Ai është në burg dhe madje arratisjet e tij janë spektakolare.

Dritan Rexhepi nga Vlora është një emër që është kapur me një operacion të madh të Interpolit atje. Është kapur me një grup personash, janë kapur 278 kg kokainë.
Sot ke shqiptarë që kanë vajtur dhe merren me kokaikën në burim, pra nëse ne merremi me canabisin këtu, ti ke shqiptarë që merren me kokainën në burim, nuk merren më me rrugët.

Ka shkuar atje që të maksimalizoj fitimin dhe sa më shumë grupet tona marrin eksperiencë, mësojnë, shikojnë, dëmtohen aq më tepër ato e perfeksionojnë mënyrën e tyre. Prandaj dhe grupet tona janë bërë shqetësim sot në Europë.

Ato janë bërë sot, por grupet tona e kanë zanafillën që para 20-të vitesh”, tha Hoxha.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy