
Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Kryemadhi ka bërë një paralajmërim të fortë teksa shkruan se ka akoma edhe shumë të tjerë, majtas e djathtas.
“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”, shkruan Kryemadhi.
Ndaj ish-ministrit Lefter Koka rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Në paditë e depozituara nga LSI në SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme, janë kallëzuar për të ashtuquajturën aferë të inceneratorëve edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ai i Fierit, Armando Subashi, ish-zyrtar i lartë i ministrisë së Mjedisit Albi Bllako si dhe sekretari i përgjithshëm i këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.



