“Veriu, kapital shkëmbimi për ta larguar Serbinë nga Rusia”, Çipi: Kosova sot duhet të fillojë të armatoset

“Veriu, kapital shkëmbimi për ta larguar Serbinë nga Rusia”, Çipi: Kosova sot duhet të fillojë të armatoset

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Veriu i Kosovës është ruajtur si si kapital shkëmbimi, që Serbia të largohet nga Rusia dhe t’i bashkohet BE-së.

Sipas Çipit “Kosova sot duhet të fillojë të armatoset”, pasi përndryshe “Veriu është i ikur dhe s’ka për të qenë kurrë e qetë, sepse serbët nuk do të ngopen dhe do kërkojnë më tepër”.

Kosova s’duhet të kishte pranuar kurrë negociata as me Vuçiçin as me një funksionar të Millosheviçit. Duhet të bënte atë që bëri Franca, më njih si shtet, me kthe kufomat, pastaj hajde flasim për traktat miqësie. Kush do t’i kundërshtonte liderët shqiptarë po ta kërkonin këtë gjë në vitin 1999?

Balancën ndërkombëtare serbët e kanë fituar me zgjuarësi, ka luajtur edhe me SHBA-në, Kinën, edhe me Rusinë, dhe me BE-në. Ne themi po e tha Yuri Kim-i, po e tha ambasadori amerikan në Kosovë, atë do bëjmë...! Shqiptarët janë 7 milionë sa serbët, por janë të përçarë. Kosova s’është sovrane. E gjitha është bërë për këtë ditë, që të lëshohej Veriu, që serbët të marrin Veriun s’i biskotë dhe të futen në BE, të largohen nga Rusia. Veriu ka qenë kapital që kanë dashur ta ruajnë. Po ruhet që të përdoret si kapital shkëmbimi, që Serbia të largohet nga Rusia dhe t’i bashkohet BE-së.

Nuk i lutem Albin Kurtit që të pranojë Zajednicën, se do ishte tradhtar po ta bënte. Bëj lobing që të ketë gjoba në çdo vend europian që mohon gjenocidin serb. Je kombi që ke ushtruar gjenocid, nuk ke tagër moral të më imponohesh mua. Shqiptarët të bëjnë protesta, me fotografitë e Vuçiçit dhe Gëbelsit, dhe t’u thonë europianëve: Ju e pranuat Gëbelsin?! Pse ne duhet ta pranojmë Vuçiçin?! I duhet kujtuar Perëndimit se ky ka qenë ministër i Millosheviçit dhe ka kërcënuar me terrorizëm. I ka paguar Serbia dëmet e luftës në Kosovë?! Kur do paguajnë këta?! Duhet të pranojë që ka bërë gjenocid, ta heqë fjalën Kosovë nga Kushtetuta, të njohë Kosovën, të kthejë dëmet materiale dhe morale një më një”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy