
Banorët e Bërxullës vijojnë kalvarin e përpjekjeve për zgjidhjen e problemit të tyre me banesat që do të preken nga projekti Thumanë-Kashar. Së fundmi ata janë takuar më Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, por nga e tij si zgjidhje kanë marrë vetëm këshillën se kanë të drejtën për të protestuar në mënyre paqësore.



