
Pesë persona kanë humbur jetën në Kubë, pasi helikopteri ushtarak me të cilin udhëtonin është rrëzuar midis provincës së Holguin dhe Guantanamo. Lajmi është dhënë nga Ministria e Forcave të Armatosura.
“Helikopteri u rrëzua pasi u përplas me një kodër, ndërsa pesë personat të ndodhur në bord humbën jetën”, njoftoi Ministria gjatë një komunikimi për mediat.
Ndërkohë autoritetet vendase kanë bërë të ditur gjithashtu se u nisën hetimet për shkaqet e aksidentit.



