Një shkollë e famshme në rajonin e Luhanskut, Ukrainë, e cila i mbijetoi dy luftërave botërore, nuk i përballoi bombardimet ruse dhe përfundoi e rrënuar.
Faqja e internetit Ukrainska Pravda shkruan se ndërtesa e gjimnazit që strehon një nga institucionet arsimore më të mira në rajonin e Luhanskut, gjimnazin Lysychansk, u dogj pas bombardimeve ruse.
Brenda pak orësh zjarri u përhap në të gjithë godinën, duke shkatërruar plotësisht kompleksin arkitekturor.
E ndërtuar në fund të shekullit të 19-të, gjimnazi ishte në mesin e 100 shkollave më të mira në vend.



