
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka mbërritur në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar për të përsëritur mbështetjen e Berlinit për Ukrainën.
Pistorius mbërriti me tren dhe pritet të ketë bisedime me homologun e tij ukrainas dhe Presidentin Volodymyr Zelensky.
Berlini, furnizuesi i dytë më i madh i pajisjeve ushtarake për Kievin pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po kërkon të ofrojë siguri pasi një zhvendosje në fokus në luftën në Lindjen e Mesme, shkaktoi shqetësime rreth rënies së mbështetjes për Ukrainën.
Vizita e tij vjen pas një rritje të sulmeve ajrore ruse dhe ndërsa Kievi po përgatitet për një rritje të mundshme të sulmeve ndaj objekteve energjetike të vendit në muajt e ardhshëm.
Kjo është vizita e dytë e Pistorius në Kiev që kur u bë ministër i Mbrojtjes në fillim të këtij viti dhe vjen një ditë pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin bëri një udhëtim të paparalajmëruar në Ukrainë.
Përveç bisedimeve politike, Pistorius do të marrë pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave me lule në sheshin Maidan të Kievit dhe do të vizitojë një qendër trajnimi ushtarak.



