Ndryshimi i akuzës ndaj policit, prokuroria: Nuk ka vend për dyshime, kemi pamje të qarta (VIDEO)

Ndryshimi i akuzës ndaj policit, prokuroria: Nuk ka vend për dyshime, kemi pamje të qarta (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës orët në vijim pritet të komunikojë zyrtarisht ndryshimin e akuzës ndaj punonjësit të policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha. Tashmë Hajdaraj do të përballet me akuzën “vrasje me dashje”, dhe jo “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, e cila ishte akuza e ngritur fillimisht nga ana e Prokurorisë.

Shkak për ndryshimin e kësaj akuze është bërë fakti se Hajdaraj ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të Rashës, dhe mes tyre nuk ka pasur një konfrontim që mund të justifikonte faktin e veprimit në kushtet e vetëmbrojtjes. Prokuroria tha zyrtarisht se mes dy personave nuk ka pasur konflikt fizik, dhe fakti që Polici ka qëlluar dy herë, është në shkelje të plotë me ligjin e përdorimit të armëve nga punonjësi i Policisë.

Sipas Prokurisë nga kqyrja e kamerave të sigurisë, që sipas burimeve janë 60 të tilla, në aksin ku është zhvilluar ngjarja, tabloja e veprimeve të të dy personave është e qartë, dhe nuk lë vend për dyshime. Filmimi tregon se polici ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, drejt Klodian Rashës. Këndi i goditjes se Klodian Rashes, ka qenë në gjatësinë e trupit të viktimës. Filmimi ka zbuluar se Klodian Rasha, është qëlluar nga polici teksa ishte duke u larguar me vrap në rrugicën që të çon në banesën e tij.

Ndërkohë, ajo që mbetet pa u konfirmuar ende, është arma që u gjet pranë vendit të ngjarjes, e që sipas Policisë në njoftimin fillestar, thuhej se i përkiste Rashës. Për ekspertët është bërë i vështirë identifikimi i gjurmëve të gishtave, për shkak se arma ka qëndruar pak kohë në një pellg me ujë, çka e bën të vështirë identifikimin.

(Polici Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodian Rasha)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy