
Orët e paradites së sotme do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të gjerojnë reshje të izoluara shiu.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për tja lënë vendin intervaleve me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale në Durrës.



