Arkitektja Doriana Musaj, për tjetërsimin e qendrës së Tiranës, ku së fundmi flitet se Pallati i Kulturës mund të shembet në kuadër të projektit për rijetëzimin e godinave shtetërore, thotë se lajmi i shembjes së një objekti nuk është asnjëherë lajm i ri për kryeqytetin.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi se për sa kohë e kanë kthyer syrin te Pallati i Kulturë,s bëhet fjalë për një mesazh megaloman, i cili përsërit vetveten.
Sipas saj, kemi të bëjmë me fshirje të shtresave historike dhe se Tirana po shkon drejt zhdukjes së monumenteve kulturore.
Musaj shtoi se po ruhet copës historie që i shërben pushtetit dhe se gjithçka është simbolikë e pushtetit, jo formë zhvillimi.
Ndër të tjera u shrpeh se nëse duam ta masim korrupsionin, mund të matet me lartësinë e kullave.
Rezistenca për mbrojtjen e teatrit dhe shembja e tij tregon se kur u shemb teatri, çdo gjë mund të shembet. Kulla e parë që filloi ishte mbas sahatit, u denoncua se si u kthye nga një hapësirë kryqëzim, në një shesh publik. Mjafton të shohësh aty, ai shesh nuk ka asnjë ndriçim dhe qendra e errët e një kryeqytetit është vetëm në Tiranë.
Kjo do të thotë se ai shesh pritet të ndriçohet nga dritat e kullave, pasi ato të përfundojnë. Sheshi do i shërbejë ndërtimit të kullave pas tij, që është një ansambël i ri që po ndërtohet. Sheshoi “Skënderbej” është një format PPP-je, i cili është pronësi publike, por shfrytëzimi dhe posedimi i tij, kryesisht bëhet nga privatët, aktivitetet që bëhen aty janë nga privatët, apo dhe kioskat që vihen në fundvit. Ta shfrytëzosh si qytetar, vetëm mund të ecësh, pasi aktivitetet bëhen vetëm përmes pagesës.
Publiku mund a shfrytëzojë nëpërmjet pagesës. Pallati i Kulturës në vetvete është një megalomani e pushtetit të kohës. Bëhet fjalë për një ndërtim që u ndërtua mbi shkatërrimin. Pazari i vjetër i Tiranës, që në fund të viteve ‘50-të u shembën objektet për të ndërtuar simbolin sovjetik, sepse ishte projekt sovjetik që e solli. Gjigantizmi që prezantoi i parapriu gjigantëve që po ndërtohen nga mbas. Se çfarë do ndodhë do e shohim, por për sa kohë e kanë kthyer syrin bëhet fjalë për një mesazh megaloman, i cili përsërit vetveten. Kontroll i territorit përmes prezencës së këtyre kullave.
Për sa kohë nuk është bërë asnjë lloj transformimi deri sot, do i vinte radha. Ndoshta do i vijë dhe Pallatit të Kongreseve, se pjesën tjetër kemi parë që janë zhdukur nga silueta e bulevardit. Kemi të bëjmë me fshirje të shtresave historike. Mund të presim çdo lloj njolle në biografi subjektit, me qëllimin për ta zhdukur. Tirana po shkon drejt zhdukjes së monumenteve kulturore. Po ruhet copës historie që i shërben pushtetit. Është simbolikë e pushtetit, jo formë zhvillimi.
Kulla me kokën e Skënderbeut, është përdhosje e heroit tonë kombëtar. Do na qeshin brezat e rinj, si nuk e ndaluam. Edhe objekti që rri si kokë, tenton të transformojë historinë e Skënderbeut. Besoj se asnjë shqiptar nuk është krenar me atë objekt të shëmtuar, që rri si gogol. Është një skulpturë e shëmtuar. Nëse duam ta masim korrupsionin, matet me lartësinë e kullave.



