
Gjergj Smakaj, një i ri i verbër i diplomuar për Psikologji dhe me master në Psikologji Këshillimi thotë se shkollimi në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara është shumë i vështirë pasi nuk ka akses të drejtpërdrejtë në informacionin që duhet të marrin.
Në emisionin “Fol” në MCN TV, ai shtoi se infrastruktura është problem më vete në çdo lloj aspekti që nga ndjekja e universiteteve, apo edukimi profesional.
Sipas tij, aksesi në informacion apo në libra, për qytetarët e verbër që duan të rriten profesionalisht, është pothuajse zero.
Përveç problematikave me sigurimin e materialeve, te e drejta e autorit apo gjërat teknike. Arsimimi është një nga fushat ku qytetarët e verbër kanë shumë vështirësi.
Ajo pagesë që marrim nuk i mbulon shërbimet, sepse shërbimet për të verbrit janë shumë të shtrenjta. Nëse do blej programin që lexon atë që shkruan kompjuteri, duhet të rrijë një vit pa asnjë lloj shërbimi me atë pagesë që marrim nga verbëria, për të blerë kompjuterin.
Një vit një i verbër duhet të mos bëj asnjë gjë tjetër që ta blejë atë program, i cili është përshtatur nga gjuhët e tjera. Në këto kushte mundohesh të gjesh mënyra alternative se nuk ke zgjidhje tjetër.
Duhet iniciativë nga shteti se sado të bëhen projekte nga organizata të ndryshme, duhen parashikuar në planet e punës për aftësinë e kufizuar që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën.
Plani i qeverisë rinovohet pa ndryshuar asgjë konkretisht. Nuk besoj që ka një të ri me aftësi të kufizuara që do të arsimohet. Se është rruga e vetme për të konkurruar në tregun e punës që është një problematikë tjetër puna e punësimit.
Deri në vitin 2014, Ministria e Arsimit bashkëpunonte me shoqatën e të verbërve për kuotat që donin të studionin për arsimin e lartë. Por më tej u la te autonomia e universiteteve nëse do të kishin kuotat.
Kjo është shkelje e konventës së OKB, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Nga 40-60 qytetarë të verbër që ndiqnin arsimin e lartë 2015, maksimumi ky numër ka shkuar në 4-6 vetë.
Vetëm Bujqësori i Kamzës hap kuota për të verbrit. Janë disa degë që bëjnë pjesën që shiko se e kemi si hapësirë por nuk e shfrytëzojmë. Ndërkohë që ne duam diçka që mund ta bëjmë. Janë disa lloj drejtimesh që i bëjnë por ne nuk i ndjekim dot prej paaftësisë.
Kreu i shoqatës kombëtare të personave me aftësi të kufizuara, avokat Ardjan Hysa, tha nga ana e tij se pjesa e shkollimit u bë burim anekdotash dhe thuhej “i verbrit po e çojmë për gjeologji minierash”.
Ai detajoi se ligji i ri për punësimin, nëse dikur ka qenë 1 në 25 të punësuar duhet të ishte person me aftësi të kufizuar, sot e kanë ligjëruar për të qenë sa më të justifikuar nga 25 të parët është një person me aftësi të kufizuar, pastaj kjo rritet me 50.
Nëse më para për 100 persona kishte 4 të punësuar, sot për 100 ke 2 të punësuar.



