
Pothuajse e gjithë Meksika është prekur nga një valë të nxehti dhe në tetë shtete meksikane të kufizuara nga Paqësori dhe Gjiri i Meksikës, temperaturat pritet të kalojnë 45°C.
Kryeqyteti i Meksikës regjistroi një temperaturë rekord të hënën kur termometrat arritën 34.2 gradë Celsius, tha kreu i Komisionit Kombëtar të Ujit.
“Sot u vendos një rekord historik maksimal i temperaturës për Mexico City”, shkroi në X drejtori i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Ujit (Conagua), Martinez Santoyo.
Ai shtoi se temperatura 33.9°C e arritur më 9 maj 1998 u tejkalua me 34.2 regjistruar sot në observatorin meteorologjik Tacubaya.
Mexico City dhe zona e tij metropolitane kanë më shumë se 20 milionë banorë. Bashkia ka dhënë alarm për motin, pasi temperatura të larta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



