Kalemaj: PD në disfatën më të rëndë të të gjitha kohëve. Duhet lidership kolektiv, me pjesën e moderuar (VIDEO)

Kalemaj: PD në disfatën më të rëndë të të gjitha kohëve. Duhet lidership kolektiv, me pjesën e moderuar (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se në Partinë Demokratike po ndodh ajo që është e pritshme pas zgjedhjeve të 14 majit, duke e cilësuar si disfatën më të rëndë të të gjitha kohëve, madje edhe që nga viti 1997.

Duke folur në MCN Live, Kalemaj tha se janë fituar zero Këshilla Bashkiakë në shumicë, qoftë nga pjesa e Rithemelimit, edhe nga pjesa tjetër.

Në këtë linjë shtoi se bota politike është për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale, por deklaroi se janë vetëm 7 kryebashkiakë të fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe zero nga Partia Demokratike zyrtare.

Doli Arlind Qorri numri 3 në Tiranë, duke lënë pas PD zyrtare. 114 këshilltarë bashkiakë i mori partia e Tom Doshit.

Si logjikë ka uzurpuar vendin që kishte LSI dikur, PS ka marrë 780 mijë vota, ka ruajtur votat e saj në zgjedhjet e përgjithshme dhe i ka shtuar.

Kjo solli përçarje të mëtejshme të grupit të PD zyrtare, dorëheqjen e Alibeaj, pa u konsultuar me askënd siç tha, kjo bëri që të plasë lufta civile te ajo pjesë e vogël me grup parlamentar.

Bejko deklaroi se është bojkotuar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi. Jorida Tabaku deklaroi se të gjithë jemi fajtor.

Fakti që nuk u shfaq në fushatë por mbajti pozicion të tërhequr, tregoi se mendoi për karrierën e vetë politike.

Mallakastra, Këlcyra, Kuçova, mund të fitoheshin nga opozita nëse nuk do ishte PD e përçarë.

Problemi është në qendër dhe këtu duhet adresuar.

Kalemaj tha se i duket absurde nga grupi parlamentar i Gazment Bardhit që të mos pranojnë të bashkohen, të komunikojnë.

Sipas tij, Bardhi nuk do të kontestohet nga të qenit kreu i grupit, nëse ndodh një bashkim politik.

Asnjë nga arsyet pse janë ndarë nuk kanë rënë. Fakti që nuk pranojnë Berishën kryetar të PD, nuk pengon Partinë Demokratike të vij në pushtet. Nuk ka rënë asnjë nga arsyet!

Kush mund të jetë zgjidhja? Zgjidhja mund të jetë një lidership kolektiv, me pjesën e moderuar.

Ka disa elementë në Partinë Demokratike, të cilët mund të ulen dhe të gjejnë një grup që janë të pranuar, për të ringritur PD, për të organizuar zgjedhjet, në 6 muaj, apo një vit. Të rimbahen primaret.

Zoti Berisha mund të rrijë si patriarku i partisë, nuk e shmang dot për arsye historike. Por unë nuk e besoj se zoti Alibeaj ka ikur kastile që të vij zoti Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy